Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Deponia e Sferkës: FSK ndërhyn, shuan flakët disajavëshe (VIDEO)

NULL NULL
22.07.2026 20:37

Vatrat aktive të zjarrit që nisën dhjetëra ditë më parë në deponinë e Sferkës në Pejë, ngritën alarmin.

Për ta eliminuar përkohësisht rrezikun, këto hapësira po mbulohen me dhe. E në ndihmë të mërkurën, Kompanisë së Mbeturinave “Ambienti”, i doli edhe Forca e Sigurisë së Kosovës, me makineritë e saja, raporton Klan Kosova.

Paradite kamionët u bllokuan nga banorët që protestuan për gjendjen e s’lejuan kalimin. Teksa pasdite këta u takuan me kryetarin e komunës.

Në këtë deponi janë zbrazur mbeturinat e mbledhura nga Peja, Klina Istogu, Deçani dhe Juniku.

Për zjarrin që u shkaktua aty, nga Prokuroria Themelore e Pejës konfirmuan për Klanin se është angazhuar një ekspert i cili pritet që shpejtë të hartojë një raport se si mori flakë deponia.

Ndërkohë, për të monitoruar gjendjen të mërkurën këtu janë vendosur edhe kamera të sigurisë.

Për të kuptuar më shumë, mund të ndiqni kronikën e mëposhtme:

lajme të ngjashme