Vendimi i ri i Trumpit: SHBA-ja ngriti në 245% tarifat për Kinën (VIDEO) NULL NULL 16.04.2025 15:20 16.04.2025 15:20 SHBA-ja njoftoi se Kina do të përballet tani me një tarifë të re deri në 245% për shkak të masave të saj hakmarrëse, sipas një deklarate nga Shtëpia e Bardhë. Urdhri i fundit administrativ i Shtëpisë së Bardhë, përfshinte edhe shpjegime për tarifat doganore reciproke të shpallura më 2 prill, transmeton Klankosova.tv. Trump kishte planifikuar që një sërë tarifash të larta për vendet në mbarë botën të hynin në fuqi. Por javën e kaluar ai njoftoi “ngrirjen” e tyre për 90 ditë për vendet e goditura nga tarifat doganore më të larta të SHBA, përveç Kinës.