Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Vendet më të shtrenjta për muajin e mjaltit

NULL NULL
16.09.2015 19:05

Kur martesa troket në derë, më pas vjen edhe muaji i mjaltit.

Njerëzit zgjedhin shpesh që këtë pjesë të jetës së tyre ta bëjnë shumë speciale. E kush ka para edhe i zgjedh vendet e tilla.

Këto janë 6 destinacionet të cilat gazeta Bussiness Insider i ka radhitur si më të shtrenjtat për t’’i bërë pushimet.

Maldives

Maldives

Është e qartë që udhëtimi për orë të gjata dhe3 bungalovat mbi ujin e kristalte, do t’ju kushtojnë shtrenjtë. Me të arritur atje, të sapo martuarit mund ta shijojnë rërën e bardhë, vilat e ndërtuara mbi ujë dhe ushqim të mrekullueshëm.

Greek Cycalades

Cycalades

Në jug të Athinës, Cycalades janë mbi 2,000 ishuj grekë në detin Egje. Ata që vendosin që paratë e tyre t’i shpënzojnë në këtë vend, do ta shijojnë në maksimum pamjen e oqeanit. Santorini konsiderohet si më i shtrenjti prej ishujve Cycalades.

Bora Bora

Bora Bora

Një pamje e mrekullueshme. Bora Bora shpesh krahasohet me Maldives për shkak të ngjashmërisë në peizazh. Me ujë të kaltër e me rërë të bardhë, ky vend ofron edhe bungalovat të lokalizuara në ujë.

Tuskana

Tuskana

Tuskana është njëri ndër vendet më të magjishme që prodhon verë. E lokalizuar në bregdetin italian ky vend ofron shumë romancë për të sapo martuarit.

Kauai

Kauai

Kauai është njëri ndër ishujt më të famshëm të Havajeve, më i vogli dhe më pak i zhvilluari. Por për shkak të bukurisë që ofron, është zgjedhje shumë e shtrenjtë.

British Virgin Islands në Karaibe

British

British Virgin Islands, konsiderohet si vend shumë i shtrenjtë për t’i bërë pushimet. Ky vend ia vlen të vizitohet për shkak të kulturës lokale dhe ushqimit të freskët nga deti.

 

 

 

lajme të ngjashme