Vdes presidenti i Namibisë, Hage Geingob NULL NULL 04.02.2024 08:03 04.02.2024 08:03 Presidenti i Namibisë, Hage Geingob Presidenti i Namibisë, Hage Geingob, ka vdekur teksa po merrte trajtim mjekësor në një spital në kryeqytetin, Windhoek. Zëvendëspresidenti, Nangolo Mbumba, njoftoi se Geingob kishte vdekur në orët e para të mëngjesit të së dielës, shkruan BBC, transmeton Klankosova.tv. “Afër e tij ishte gruaja e tij e dashur, Madame Monica Geingos dhe fëmijët e tij”, tha Mbumba në një deklaratë. Lideri 82-vjeçar ishte diagnostikuar me kancer dhe zbuloi diagnozën e tij për publikun muajin e kaluar. Zyra e tij njoftoi se ai do të udhëtonte në ShBA për trajtim, por do të kthehej në Namibi më 2 shkurt. Geingob u bë president në vitin 2015 dhe po kryente mandatin e tij të dytë dhe të fundit në detyrë. Namibia do të mbajë zgjedhje presidenciale dhe parlamentare në nëntor.