Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Vdes personi që gjendej në automjetin e përfshirë nga zjarri në magjistralen Prishtinë-Ferizaj (VIDEO)

NULL NULL
07.02.2022 19:19

Ka humbur jetën një person në automjetin e përfshirë nga zjarri në hapësirën e një pike karburanti në fshatin Babush.

Këtë e ka konfirmuar për Klankosova.tv zëdhënësi i Policisë për rajonin e Ferizajt, Kanun Veseli, i cili ka thënë se një person, që ishte brenda në automjet, ka humbur jetën. Teksa një person tjetër që ishte në marketin e kësaj pike karburanti ka marrë lëndime trupore.

”Sot, rreth orës 17:40, Policia Rajonale e Ferizajt ka pranuar një informacion se në rrugën magjistrale Ferizaj -Prishtinë, në hapësirën e një pike karburanti në fshatin Babush, një automjet i udhëtarëve me targa vendore është përfshirë nga flaka”, është shprehur Veseli.

”Për pasojë, një person, që ishte në automjet, ka humbur jetën. Ndërsa një person tjetër, që ishte në marketin e kësaj pike karburanti, ka marrë lëndime trupore dhe është dërguar në Prishtinë për trajtim mjekësor”.

“Të gjitha njësitet e nevojshme janë në vendin e ngjarjes. Policia, në koordinim me Prokurorinë Themelore të Ferizajt, i ka nisur hetimet. Për informata shtesë do të informoheni me kohë!”

Përfshihet nga zjarri një veturë në një pikë karburanti, në magjistralen Prishtinë-Ferizaj (VIDEO)

lajme të ngjashme