Vdes një person në Prishtinë NULL NULL 12.05.2024 08:39 12.05.2024 08:39 Policia e Kosovës, foto ilustruese Policia ka bërë të ditur se është raportuar se një person në Prishtinë është gjetur i alivanosur. Sipas raportit 24 orësh, në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitë relevante policore, ekipi mjekësor dhe nga mjeku është konstatuar vdekja, përcjell Klankosova.tv. “Është raportuar se viktima mashkull kosovar, ishte gjetur i alivanosur. Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitë relevante policore, ekipi mjekësor dhe nga mjeku është konstatuar vdekja e viktimës”. “Me urdhrin e prokurorit i cili ka dalë në vendin e ngjarjes, trupi i pajetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion. Rasti është duke u hetuar”, thuhet tutje në raportin e policisë.