Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Vdes në moshën 29-vjeçare, konkurrentja e Top Chef

NULL NULL
26.01.2019 10:35

Ka ndërruar jetë në moshën 29-vjeçare, Fatima Ali.

Konkurrentja e Top Chef vdiq të premten sipas Bruce Kalman nga Top Chef, i cili dha një përditësim në Instagram, transmeton Klan Kosova.

“Është shumë e rëndë që t’i them lamtumirë Fatima Aliut sot, pasi ajo humbi betejën me kancerin. Do të na mungosh Fati dhe do të jesh gjithmonë në zemrën time. Gjithmonë do t’i kujtoj kohët e mira që kemi pasur, sidomos intervistën që dikustonim për futbollin. Shumë dashuri, Bruce”, ka shkruar ai.

Fatima bëri publike betejën e saj me kancerin e eshtrave dhe zbuloi se sëmundja i ishte rikthyer në tetor të vitit 2018.

 

lajme të ngjashme