“Shtyrja e seancës konstituive është qesharake dhe e papërgjegjshme” NULL NULL 16.07.2026 14:24 16.07.2026 14:24 Drejtori i KDI-së, Ismet Kryeziu ka reaguar ndaj mosmbajtjes së seancës konstituive të Kuvendit të Kosovës, duke e cilësuar të papranueshëm arsyetimin se partive politike duhet t’u jepet më shumë kohë për negociata. Kryeziu tha se arsyetimi i kryesueses së seancës, Albulena Haxhiu, është “sa qesharak, aq edhe i papërgjegjshëm ndaj qytetarëve”. “Mosthirrja e seancës konstituive të Kuvendit dhe arsyetimi i presidentes në detyrë, znj. Albulena Haxhiu, se partive politike duhet t’u lihet edhe më shumë kohë për negociata është sa qesharak, aq edhe i papërgjegjshëm ndaj qytetarëve”, ka shkruar ai në Facebook, transmeton Klankosova.tv. Sipas tij, partitë politike kanë pasur kohë të mjaftueshme për të negociuar dhe këto bisedime mund të vazhdojnë edhe pas konstituimit të Kuvendit. “Për më tepër, partitë kanë pasur kohë sa të duash për të negociuar dhe mund të vazhdojnë të negociojnë edhe pas konstituimit të Kuvendit. Nuk mund të mbahet peng përmbushja e një detyrimi kushtetues me arsyetimin se duhen edhe më shumë bisedime. Ndërkohë, vendi vazhdon, prej afro dy vitesh, të funksionojë me institucione në detyrë dhe me zgjidhje të improvizuara. Nëse gati dy vjet, së bashku me tri palë zgjedhje të mbajtura, nuk po mjaftojnë për të arritur qoftë edhe një marrëveshje minimale, sa kohë tjetër u duhet? Dhe me çfarë arsyetimi?”, shtoi Kryeziu. Më poshtë postimi i plotë: