Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

“Të neveritshme”, Britania dënon deklaratat e ministres serbe për “spastrimin etnik” në Kosovë

NULL NULL
16.07.2026 14:53

Ministria e Punëve të Jashtme e Britanisë së Madhe i ka dënuar ashpër deklaratat e ministres serbe, Snezana Paunoviq për “spastrimin etnik” në Kosovës.

Në një reagim të publikuar nga ambasada britanike në Prishtinë thuhet se një zëdhënës i Ministrisë së Jashtme britanike ka dënuar këto deklarata.

“Ne i dënojmë deklaratat e ministres serbe Snezhana Paunoviq, përfshirë referencat e saj për spastrimin etnik të Kosovës. Ato janë plotësisht të neveritshme dhe nuk kanë vend në shoqërinë e sotme.”, thuhet në reagim.

Sipas komunikatës, në një kohë kur vendet e Ballkanit Perëndimor janë të përqendruara në ndërtimin e një të ardhmeje paqësore, të qëndrueshme dhe shumetnike, deklarata të tilla rrezikojnë të rihapin ndasitë e vjetra dhe të nxisin tensione.

“Udhëheqësit politikë të përgjegjshëm duhet ta refuzojnë një gjuhë të tillë qartë dhe pa asnjë mëdyshje. Ne marrim parasysh distancimin e presidentit Vuçiq nga këto komente”, thuhet në reagim. /Klankosova.tv

lajme të ngjashme