Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Vrasja e Gjyljeta Ukellës: Supremja e zbut dënimin, nga burgim i përjetshëm në 30 vjet për Edmond Lajçin

NULL NULL
16.07.2026 15:17

Edmond Lajçi, i akuzuar për vrasjen e gruas së tij, Gjyljeta Ukella, është dënuar me 30 vjet burgim nga Gjykata Supreme. Lajmin e kanë konfirmuar burimet për gazetaren e Klan Kosovës, Qëndresa Tërshani.

Lajçi ishte i akuzuar se më 16 prill të vitit 2024, rreth orës 8:00 të mëngjesit, në banesën e tij në Pejë, e ka privuar nga jeta me armë zjarri bashkëshorten e tij, viktimën Gjyljeta Ukella, për shkak të problemeve të vazhdueshme që i pandehuri kishte pasur me viktimën, duke i ushtruar dhunë psikologjike dhe fizike me herët.

Kurse, ditën kritike, Lajçi kishte shtënë një herë me armë zjarri në drejtim të viktimës, duke e qëlluar në pjesën ballore të kokës dhe si pasojë e kësaj të shtëne është shkaktuar vdekja e menjëhershme e viktimës.

Atë ditë, ai ishte larguar nga vendi i ngjarjes dhe ishte paraqitur në Stacionin Policor të Pejës, ku vetë kishte njoftuar se ‘e vrava gruan’.

Shkon në Supreme, vendimi për burgim të përjetshëm ndaj vrasësit të Gjyljeta Ukellës

lajme të ngjashme