E rëndë: 76-vjeçarja gjendet e pajetë brenda banesës në Mitrovicë NULL NULL 16.07.2026 15:25 16.07.2026 15:25 Një 76-vjeçare është gjetur e vdekur paraditen e sotme në banesën e saj në Mitrovicë. Kështu ka bërë të ditur zëdhënësi i policisë për rajonin e këtij qyteti, Avni Zaiti për Klankosova.tv. Ai tha se njësitë përkatëse policore kanë dalë në vendin e ngjarjes. “Me urdhër të prokurorit kompetent është iniciuar rasti “Hetim mbi vdekjen”, ndërsa trupi i pajetë është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore (IML) për obduksion”, shtoi Zaiti, njofton Klankosova.tv.