Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

‘Moment gëzimi’ – Uganda nxjerr nga spitali pacientin e fundit me Ebola

NULL NULL
16.07.2026 14:43

Pacienti i fundit që po trajtohej për Ebolën në Ugandë ka dalë nga spitali, duke e lënë vendin pa raste aktive të konfirmuara të kësaj sëmundjeje vdekjeprurëse.

Tani fillon një periudhë pritjeje prej 42 ditësh para se Uganda të mund të shpallet zyrtarisht e pastër nga Ebola, me kusht që të mos shfaqen infektime të reja, raporton BBC, transmeton klankosova.tv.

Rasti i parë i kësaj shpërthimi epidemik të variantit “Bundibugyo” të virusit në Ugandë u konfirmua në muajin maj. Pacienti ishte një burrë që kishte udhëtuar nga vendi fqinj, Republika

Demokratike e Kongos – epiqendra e shpërthimit – për të marrë trajtim mjekësor.

Në total, Uganda regjistroi 20 raste të konfirmuara, kryesisht mes vizitorëve nga Republika Demokratike e Kongos, si dhe dy viktima.

lajme të ngjashme