Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

53 deputetë serbë dorëzojnë kërkesë, Kamberi: Menjëherë të shkarkohet ministrja Paunoviq

NULL NULL
16.07.2026 14:42

Deputeti shqiptar në Parlamentin e Serbisë, Shaip Kamberi, ka njoftuar se është dorëzuar kërkesa zyrtare për shkarkimin e ministres së Administratës Shtetërore dhe Vetëqeverisjes Lokale, Snezhana Paunoviq, pas deklaratave të saj për shqiptarët.

Sipas Kamberit, iniciativën e kanë ndërmarrë Grupi Parlamentar i Lëvizjes së Qytetarëve të Lirë – SDA e Sanxhakut dhe Partia për Veprim Demokratik, ndërsa ajo është mbështetur me nënshkrimet e gjithsej 53 deputetëve të opozitës.

Ai bëri të ditur se kërkesa i është dorëzuar kryeministrit të Serbisë, Gjuro Macut, me kërkesën që pa vonesë t’i propozojë Kuvendit Popullor shkarkimin e Paunoviqit.

“Pra, pesëdhjetë e tre deputetë të opozitës i kanë dorëzuar Kryeministrit Gjuro Macut një kërkesë zyrtare që, pa asnjë vonesë, t’i propozojë Kuvendit Popullor shkarkimin e ministres së Administratës Shtetërore dhe Vetëqeverisjes Lokale, Snezhana Paunoviq, pas deklaratave të saj me të cilat ajo arsyetoi spastrimin etnik të shqiptarëve gjatë viteve nëntëdhjetë.”, ka shkruar Kamberi.

Sipas tij, kryeministri ka përgjegjësi politike dhe institucionale të reagojë dhe të dëshmojë se në Qeverinë e Serbisë nuk ka vend për një ministre që mbron idetë e dëbimit të njerëzve mbi bazën e përkatësisë së tyre kombëtare dhe që promovon veprime jashtë ligjit dhe procedurave gjyqësore.

lajme të ngjashme