Vdes aktori i ER-it, Dearon Thompson NULL NULL 08.01.2021 09:27 08.01.2021 09:27 Aktori amerikan, Dearon Thompson, i njohur edhe si Deezer D, ka vdekur në moshën 55 vjeç në Los Angeles. Ai u gjet pa shenja jete të enjten dhe familja e tij janë të mendimit se ai ka pësuar një sulm në zemër, bazuar në deklaratën e vëllait të tij, Marshawn-it, për TMZ-në. Sidoqoftë, autoritetet ende formalisht nuk kanë treguar shkakun e vdekjes së tij. Thompson kishte arritur famë në vitet e 1990-ta në rolin e infermierit Malik McGrath në serinë e famshme, ER.