Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Vdes 62-vjeçari si pasojë e aksidentit në aksin rrugor Gjirokastër-Çajup

NULL NULL
30.01.2023 08:05

Një 62-vjeçar ka humbur jetën të dielën pasdite, pas një aksidenti në aksin rrugor Gjirokastër-Çajup rreth orës 16:45.

Viktima i identifikuar si F. M., 62 vjeç, banues në fshatin Erind të Gjirokastrës dyshohet se ka humbur kontrollin mbi drejtimin e automjetit dhe ka dalë nga rruga, shkruan Top Channel, transmeton Klan Kosova.

Ai është transportuar për në Spitalin Rajonal Gjirokastër, por ka ndërruar jetë si pasojë e dëmtimeve të marra.

“Rreth orës 16:45, në aksin rrugor Gjirokastër-Çajup, në vendin e quajtur “Erind”, shtetasi F. M., 62 vjeç, banues në fshatin Erind, Gjirokastër, duke drejtuar automjetin tip “Fiat”, dyshohet se ka humbur kontrollin mbi drejtimin e automjetit dhe ka dalë nga rruga. Shtetasi F. M. është transportuar për në Spitalin Rajonal Gjirokastër por ka ndërruar jetë si pasojë e dëmtimeve të marra“, sipas policisë.

Në vendngjarje ndodhet grupi hetimor dhe po punon për zbardhjen e shkaqeve të aksidentit.

klankosova.tv

lajme të ngjashme