Vdekja e Papa Françeskut – kjo është deklarata e Vatikanit NULL NULL 21.04.2025 10:22 21.04.2025 10:22 Papa Françesku Papa Françesku vdiq të hënën e Pashkëve, më 21 prill, në moshën 88-vjeçare në rezidencën e tij në Casa Santa Marta të Vatikanit. Kardinali Farrell, njoftoi vdekjen e Papa Françeskut, me këto fjalë: “Të dashur vëllezër dhe motra, me dhimbje të thellë më duhet të njoftoj vdekjen e Atit tonë të Shenjtë Françesku. “Në orën 7:35 të mëngjesit të sotëm (me orën lokale), peshkopi i Romës, Françesku, u kthye në shtëpinë e Atit. E gjithë jeta e tij iu kushtua shërbimit të Zotit dhe Kishës së Tij” “Ai na mësoi të jetojmë vlerat e Ungjillit me besnikëri, guxim dhe dashuri universale, veçanërisht në favor të më të varfërve dhe më të margjinalizuarve”, raporton BBC, transmeton Klankosova.tv Kardinali Jorge Mario Bergoglio u zgjodh në krye të Kishës Katolike në mars të vitit 2013 pasi Papa Benedikti XVI u largua nga pushteti. Vdes Papa Françesku, thotë Vatikani