Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Arrestohet në Prishtinë një shtetas gjerman i kërkuar nga INTERPOL-i

NULL NULL
13.07.2026 18:08

Një shtetas gjerman është arrestuar të hënën në Prishtinë nga Policia e Kosovës, pasi kërkohej me urdhër arrest ndërkombëtar të lëshuar nga autoritetet e Republikës Federale të Gjermanisë.

Sipas njoftimit të Policisë së Kosovës, arrestimi është realizuar nga Drejtoria për Bashkëpunim Ndërkombëtar Policor, përkatësisht Sektori FAST, pas pranimit të informatave përmes rrugëve operative, raporton Klankosova.tv.

I dyshuari me inicialet F.R. kërkohej nga INTERPOL-i për veprën penale “trafikim i paligjshëm i substancave narkotike”, e dënueshme sipas Kodit Penal Gjerman.

Me vendim të prokurorit kujdestar të Prokurorisë Themelore, të arrestuarit i është caktuar masa e ndalimit për 48 orë.

“Me aktvendim të Prokurorit Kujdestar nga Prokuroria Themelore, personit të lartcekur ju është caktuar masa e ndalimit prej 48 orëve, përderisa rasti vijon të trajtohet nga Drejtoria e Bashkëpunimit Ndërkombëtar Policor-ILECU në koordinim me autoritetet e drejtësisë”, njoftoi policia.

lajme të ngjashme