Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Theret me thikë një 22-vjeçar në Fushë-Krujë

NULL NULL
13.07.2026 21:52

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mbrëmjen e sotme në Fushë-Krujë, ku një i ri ka mbetur i plagosur rëndë si pasojë e një konflikti me armë të ftohtë.

Sipas informacioneve të para, viktimë e këtij sulmi është një 22-vjeçar, i cili është therur me thikë.

Për shkak të plagëve të marra, i riu është dërguar me urgjencë drejt Spitalit të Traumës në Tiranë, ku po merr ndihmën e specializuar mjekësore.

Ende nuk dihen motivet e ngjarjes, ndërkohë që nuk ka një njoftim nga Policia e Shtetit./A2Cnn

lajme të ngjashme