Edon Zhegrova nis stërvitjet me Juventusin NULL NULL 13.07.2026 22:31 13.07.2026 22:31 Juventusi ka nisur këtë të hënë përgatitjet për sezonin e ri 2026/27, me synimin për të lënë pas zhgënjimet e edicionit të kaluar. “Bianconerët” do të kërkojnë rikthimin në garat elitare evropiane, pasi sezonin e kaluar nuk arritën të sigurojnë një vend në Champions League, transmeton Klankosova.tv. Në grumbullimin e parë të skuadrës ishte i pranishëm edhe reprezentuesi i Kosovës, Edon Zhegrova. Sulmuesi anësor synon ta bindë trajnerin Luciano Spalletti se meriton më shumë hapësira gjatë sezonit të ri. Megjithatë, e ardhmja e Zhegrovës te Juventusi mbetet ende e paqartë. Në javët në vijim pritet të vendoset nëse ai do të jetë pjesë e planeve të Spallettit për sezonin e ri apo do të largohet drejt një klubi tjetër.