Sejdiu: Projekti i VV-së është me zero ambicie (VIDEO) NULL NULL 13.07.2026 22:00 13.07.2026 22:00 Sejdiu: Projekti i VV-së është me zero ambicie, s’e kuptoj motivin e tyre për të qëndruar në pushtet (VIDEO) Opinionisti Dardan Sejdiu ka kritikuar qeverisjen aktuale, duke thënë se projekti i Lëvizjes Vetëvendosje është pa ambicie dhe se nuk e kupton arsyen e qëndrimit të saj në pushtet. Duke folur në emisionin “Rubikon” në Klan Kosova, Sejdiu tha se institucionet e Kosovës nuk po funksionojnë në mënyrën e duhur, duke përmendur mungesën e një mbikëqyrjeje efektive parlamentare ndaj ekzekutivit. Republika jonë është një republikë parlamentare në të cilën parlamenti ushtron funksionin e mbikëqyrjes, llogaridhënies, shtyrjes së ligjeve, konfrontimit me qeverinë kur bën, kur ec përpara me tema, kush e konfronton sot zotëri Kurti në kuadër të organizimit institucional që e ka Republika e Kosovës ose së paku që e ka të shkruar në letër se kështu në praktikë nuk zbatohet tash e dy vjet deklaroi Sejdiu. Ai kritikoi gjithashtu funksionimin e institucioneve me ushtrues detyre, duke thënë se kjo situatë ka zgjatur për një kohë të gjatë dhe se vendimet institucionale nuk po respektohen siç duhet. Sipas Sejdiut, mungesa e ambicies për zhvillim dhe ndryshime të mëdha e karakterizon qeverisjen e Vetëvendosjes./Klankosova.tv