Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Tërshani: Kurti po e përgatit terrenin që faji të ndahet nëse s’ka marrëveshje (VIDEO)

NULL NULL
13.07.2026 21:44

Gazetarja e Klan Kosovës, Qëndresë Tërshani, ka komentuar takimet që kryeministri në detyrë, Albin Kurti ka zhvilluar me partitë politike, duke vlerësuar se ato shërbejnë edhe për ndërtimin e një narrative politike në rast se nuk arrihet marrëveshje.

Sipas saj, nëse ato përkthehen “në gjuhën e popullit”, Kurti po i fton partitë në takime, ndërsa njëkohësisht po përgatit terrenin që përgjegjësia për një dështim eventual të ndahet mes të gjitha subjekteve politike.

 “Nëse i shohim dhe i përkthejmë këto takime në gjuhën e popullit, kryeministri Kurti i fton partitë në takim dhe duhet përmendur patjetër se, pas këtyre takimeve, ai vetë tha që për Kuvendin dhe Qeverinë përgjegjësia i takon atij, për konstituimin e Kuvendit dhe formimin e qeverisë, ndërsa për presidentin fajin e kemi të gjithë nëse dështon”, deklaroi ajo.

Tërshani në emisionin “Rubikon” në Klan Kosova theksoi edhe takimet e fundit janë në vazhdën e kësaj qasjeje.

“Edhe këto takime janë në vazhdën e kësaj. Pra, Kurti po e përgatit terrenin që, nëse këto takime dështojnë, atëherë fajin e kemi të gjithë. Derisa për qeverinë dhe Kuvendin, ai thotë: “Unë e kam bërë pjesën time, siç pritet, për ta formuar Kuvendin dhe Qeverinë. Përgjegjësinë time e kam kryer, por kur erdhi puna për t’u bërë bashkë, nuk arrita të pajtohem me partitë e tjera që janë shumicë në Kuvend.” Kjo është, besoj, narrativa dhe terreni që po e përgatit kryeministri Kurti, tash për tash”, tha gazetarja Tërshani./Klankosova.tv

lajme të ngjashme