Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Rasti në Pediatri, QKUK nis hetim administrativ dhe merr masa ndaj katër infermierëve

NULL NULL
13.07.2026 18:19

Qendra Klinike Universitare e Kosovës (QKUK) ka njoftuar se ka formuar një komision ad-hoc për të zhvilluar hetim administrativ lidhur me rastin e bërë publik nga Aulonë Mehmeti për trajtimin e fëmijës së saj në Klinikën e Pediatrisë.

Sipas njoftimit të QKUK-së, drejtori i institucionit ka vendosur formimin e komisionit, i cili do të shqyrtojë në detaje të gjitha rrethanat e rastit, përfshirë pretendimet për trajtimin e pacientit, komunikimin dhe sjelljen e stafit, si dhe çdo lëshim të mundshëm në aspektin menaxherial dhe teknik, transmeton Klankosova.tv.

QKUK ka bërë të ditur se, pas verifikimeve të para, janë konstatuar disa parregullsi, përfshirë edhe ato të pasqyruara në fotografitë e publikuara në media dhe rrjete sociale.

Për këto parregullsi janë dhënë vërejtje ndaj personave përgjegjës në zinxhirin hierarkik menaxherial, ndërsa është suspenduar përkohësisht një punëtor i shërbimeve teknike”, thuhet në njoftim, transmeton Klankosova.tv.

Institucioni ka bërë të ditur gjithashtu se, për të garantuar një hetim të paanshëm administrativ lidhur me pretendimet për trajtimin e pacientit dhe sjelljen e stafit, janë ndërmarrë masa të përkohshme administrative edhe ndaj katër infermierëve.

Aulonë Mehmeti dje ka paraqitur kushtet brenda Klinikës së Pediatrisë ku po qëndron bashkë me djalin e saj, i cili po merr trajtim mjekësor.

Ajo përmes fotografive ka treguar për gjendjen brenda dhomës ku janë vendosur.

Ndërkaq, sot e njëjta ka deklaruar se po i bëhet presion rreth statusit që e ka postuar në Facebook.

Mbrëmë, rreth ores 23:30 me kanë vizituar në dhomën ku po qëndroj me djalin tim dhe më është kërkuar t’i verifikoje ato që kam shkruar në status. Sot, rreth orës 10:30 me kanë vizituar prap, me c’rast me është thënë se ato qe kam shkruar jane te pasakta dhe me është kërkuar edhe raport lidhur me rastin (dhe atë, me gisht drejtuar duke me thene se duhet ta shkruaj deri në ora 11:00)”, ka shkruar ajo

lajme të ngjashme