Aksident te rrethi në Prishtinë, përfshihen dy kamionë dhe një veturë NULL NULL 13.07.2026 18:48 13.07.2026 18:48 Një aksident trafiku ka ndodhur pasditen e sotme në Prishtinë, në pjesën e njohur si “Rrethi i Madh”, afër Stacionit të Autobusëve. Sipas pamjeve të siguruara nga Klankosova.tv, në aksident janë përfshirë dy kamionë dhe një veturë, ndërsa ende nuk dihet nëse nga përplasja ka persona të lënduar. Janë siguruar pamje nga vendi i ngjarjes, ku shihen automjetet e përfshira në aksident, ndërsa në zonë është vërejtur prania e qytetarëve dhe automjeteve të tjera. Lidhur me rastin, Klankosova.tv ka kontaktuar Policia e Kosovës, por deri në momentin e publikimit të këtij lajmi nuk ka pasur një konfirmim zyrtar për rrethanat e aksidentit.