Maloku: Jemi përgatitur maksimalisht për këtë ndeshje NULL NULL 13.07.2026 18:47 13.07.2026 18:47 Portieri i Dritës, Faton Maloku, është paraqitur në konferencën për shtyp në prag të ndeshjes kundër Kauno Zalgiris, e vlefshme për Champions League. Ai bëri të ditur se skuadra gjilanase ka zhvilluar përgatitje maksimale për këtë përballje dhe se futbollistët mezi presin të zbresin në fushë për të treguar punën e bërë gjatë ditëve të fundit, transmeton Klankosova.tv. Jemi përgatitur maksimalisht për këtë ndeshje dhe mezi presim që nesër të dalim në fushë për të treguar gjithçka që kemi punuar gjatë javës. Sa i përket kundërshtarit, kemi respekt maksimal për ta, pasi janë duke bërë një punë shumë të mirë edhe në kampionatin e Lituanisë”, deklaroi Maloku. Portieri i kampionëve të Kosovës vlerësoi cilësitë e skuadrës lituaneze, por theksoi se Drita është e fokusuar të japë maksimumin për të siguruar një rezultat pozitiv para tifozëve të saj. Kujtojmë se Drita do ta presë Kauno Zalgirisin të martën në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë. Takimi nis në orën 20:00 dhe është i vlefshëm për ndeshjen e radhës në garat evropiane.