Vdekja e babait të Thaçit, Kurti: Do të kujtohet gjithmonë për urtësinë e tij dhe dashurinë e madhe për vendin NULL NULL 17.03.2025 13:01 17.03.2025 13:01 Albin Kurti. Foto: AFP Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, përmes një letër ngushëllimi, në emër të Qeverisë dhe të tij, ka ngushëlluar familjen Thaçi për humbjen e më të dashurit të tyre, Haxhi Thaçit. Kurti tha se i ndjeri do të kujtohet gjithmonë për urtësinë e tij, respektin për të tjerët dhe dashurinë e madhe për vendin. “Në emër të Qeverisë së Republikës së Kosovës dhe timin ju shpreh ngushëllimet më të sinqerta juve, dashamirëve të familjes suaj dhe miqve të ish-presidentit Hashim Thaçi”, thuhet në telegramin e ngushëllimit të dërguar familjes Thaçi transmeton Klankosova.tv Haxhi Thaçi, babai i ish-presidentit të Kosovës Hashim Thaçi, vdiq të dielën pas një sëmundje. Ai për shkak të gjendjes së rëndë shëndetësore, ishte i shtrirë një kohë në spital.