Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

E tmerrshme: Gjenden mbetje mortore brenda oxhakut të një shkolle në New York

NULL NULL
30.06.2026 21:39

Autoritetet në New Yorkut kanë nisur hetimet pasi mbetje mortore njerëzore u zbuluan brenda oxhakut të një shkolle në lagjen Glendale, në Queens.

Sipas Policisë së New Yorkut (NYPD), oficerët iu përgjigjën një telefonate në numrin e emergjencës 911 rreth orës 09:00 të mëngjesit të së martës, pasi u raportua për praninë e mbetjeve të dyshuara njerëzore në ndërtesën e shkollës P.S./I.S. 113 Anthony J. Pranzo, shkruan Abcnews, transmeton Klankosova.tv.

Burime policore, të cituara nga televizioni amerikan WABC, thanë se alarmin e dha një punonjës i kompanisë së dezinsektimit, i cili ishte duke punuar në objekt dhe ndjeu një erë të rëndë e të pazakontë. Pas kontrollit të ambienteve, hetuesit zbuluan mbetjet mortore brenda një oxhaku të ndërtesës.

Deri në orën 14:45 të së martës, policia bëri të ditur se nuk ishte bërë ende identifikimi i viktimës dhe se shkaku i vdekjes mbetet i panjohur.

Hetimet janë në vazhdim, ndërsa autoritetet po punojnë për të zbardhur identitetin e personit dhe rrethanat që çuan në përfundimin e trupit brenda oxhakut të shkollës.

lajme të ngjashme