Tronditje në futbollin italian: Ylli i Interit nën hetime për prostitucion me të mitur NULL NULL 30.06.2026 22:56 30.06.2026 22:56 Autoritetet italiane kanë zgjeruar një hetim të ndjeshëm që lidhet me një rrjet të dyshuar prostitucioni të të miturve, ndërsa në dosjen hetimore janë përmendur edhe emra të njohur të futbollit italian dhe evropian. Mes tyre raportohet se ndodhet edhe mbrojtësi i Interit, Alessandro Bastoni. Sipas Gazzetta dello Sport, Bastoni ka marrë një njoftim zyrtar për nisjen e procedurave hetimore dhe pritet të merret në pyetje nga autoritetet italiane. Raportimet bëjnë të ditur se futbollisti po hetohet për kontakte të dyshuara me një vajzë 17-vjeçare, në kuadër të një hetimi më të gjerë që po zhvillohet për një rrjet të dyshuar prostitucioni të të miturve në zonën e Milanos. Prokuroria lokale po vazhdon hetimet ndaj organizatorëve dhe personave të dyshuar të përfshirë në këtë rast, ndërsa Bastoni përmendet në dosje si një person që dyshohet se ka përdorur shërbimet e këtij rrjeti. Megjithatë, deri në këtë fazë të procedurës nuk është ngritur asnjë akuzë dhe hetimet janë ende në zhvillim. Ndërkohë, agjencia italiane ANSA ka raportuar se në dokumentacionin hetimor përmenden edhe emra të tjerë të njohur të futbollit, mes tyre Rafael Leao, Dusan Vlahovic, Olivier Giroud, Achraf Hakimi, Dean Huijsen, Daniel Maldini dhe Arthur Melo. Sipas raportimeve, emrat e tyre figurojnë në dosje në kuadër të hetimeve, ndërsa mbetet për t’u sqaruar roli i secilit dhe nëse ndaj tyre do të ndërmerren veprime të mëtejshme nga autoritetet. Autoritetet italiane nuk kanë dhënë ende detaje shtesë mbi ecurinë e hetimit, ndërsa pritet që zhvillimet e ardhshme të qartësojnë pozicionin e personave të përmendur në këtë çështje. Alessandro Bastoni, 27 anni, difensore dell’Inter e della Nazionale, è indagato per prostituzione minorile dalla procura di Milano. Il 30 giugno ha ricevuto l’avviso di garanzia e sarà interrogato nei prossimi giorni. Il suo nome è legato all’inchiesta sulla “agenzia delle… pic.twitter.com/7tqcugqK7G — Repubblica (@repubblica) June 30, 2026