Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Festa për 250-vjetorin e Amerikës kulmon me fishekzjarre (VIDEO)

NULL NULL
30.06.2026 22:00

Festë e fishekzjarre pati në shënimin e 250-vjetorit të Pavarësisë së SHBA-së.

Në organizimin e mbajtur në Prishtinë nga ambasada amerikane për këtë vit jubilar, morën pjesë figura të institucioneve të Kosovës, përfaqësues të qeverisë, deputetë, ish-deputetë, diplomatë dhe mysafirë të tjerë.

Në këtë ceremoni nuk mungoi as e Ngarkuara me Punë në Ambasadën e SHBA-së, Anu Prattipati, e cila mbajti një fjalë rasti, raporton Klankosova.tv

Ajo theksoi se miqësia mes SHBA-së dhe Kosovës bazohet në vlera të përbashkëta, respekt të ndërsjellë dhe besimin se e ardhmja ndërtohet mbi mundësitë dhe sigurinë.

“Teksa Kosova vazhdon të zhvillohet dhe të thellojë integrimin e saj në komunitetin ndërkombëtar, mundësitë për bashkëpunim, veçmas në mbrojtje, tregti, investime ekonomike dhe energji, janë të pakufishme. Bizneset amerikane po kërkojnë partnerë të besueshëm, fuqi punëtore dhe tregje konkurruese. Kosova ka mundësi që të jetë të tri këto gjëra”, tha ajo.

Festa u përmbyll me një spektakël fishekzjarrësh, siç shihet edhe në pamjet në vijim:

lajme të ngjashme