Qeveria në detyrë themelon “Fondin e Konfiskimit” NULL NULL 30.06.2026 21:49 30.06.2026 21:49 Qeveria në detyrë e Kosovës ka mbajtur një mbledhje elektronike, në të cilën ka miratuar dy vendime. Në mbledhje është miratuar Raporti i Konsoliduar Vjetor për Funksionimin e Sistemit të Kontrollit të Brendshëm të Financave Publike në subjektet e sektorit publik për vitin 2025, transmeton Klankosova.tv. Po ashtu, Qeveria ka miratuar vendimin për autorizimin e Ministrisë së Financave që të ndërmarrë veprimet e nevojshme për hapjen e një llogarie të dedikuar në kuadër të Llogarisë së Vetme të Thesarit (LlVTH), me emërtimin “Fondi i Konfiskimit”. Sipas vendimit, kjo llogari do të shërbejë ekskluzivisht për pranimin dhe evidentimin e të hyrave që rrjedhin nga konfiskimi i pasurisë, bazuar në vendime gjyqësore të formës së prerë.