Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Varroset personi që vdiq në aksidentin me kamionetë

NULL NULL
02.11.2018 14:59

Është varrosur personi i cili dje u nda nga jeta pas një aksidenti me kamionetë që kishte ndodhur në fshatin Novosellë të Malishevës, njofton Klan Kosova.

Sipas policisë, viktima dyshohet se derisa dy persona të tjerë, dëshmitarë në këtë rast, po ngarkonin një mjet pune në kamionetë në një vendpunishte, viktima me qëllim të ndihmonte ata ishte ngjitur mbi rimorkio, kur papritmas kamioneta kishte nisur të lëvizë përpara vetetiu.

Dy dëshmitarët kishin arritur të kërcenin nga rimorkio, ndërsa viktima kishte mbetur në rimorkio dhe pas përplasjes së saj i njëjti ka humbur jetën.

Vdekjen e ka konstatuar mjeku kujdestar ndërsa trupi i pa jetë me urdhër të prokurorit të shtetit është dërguar në Insitutin e Mjekësisë Ligjore për autopsi.

Rasti po hetohet nga sektori rajonal për hetime.

lajme të ngjashme