Varrosen eshtrat e Bedri Rexhepit, familja kërkon dënimin e merituar për të dyshuarit (VIDEO) NULL NULL nga Arjeta Sinani 20.10.2022 20:34 nga Arjeta Sinani 20.10.2022 20:34 Biznesmenit Bedri Rexhepi, i cili u vra në prill të vitit të kaluar, tek të enjten iu dha lamtumira e fundit nga familjarët e dashamirët e tij. Pas identifikimit të trupit, i cili u gjet në Novobërdë, mbetjet mortore të tij u varrosën në varrezat e Shtimës. Familjarët po kërkojnë drejtësi për rastin. “Rrugët të cilat kanë përshkruar Bedriun dhe më fund kriminelët humbën betejën e tyre gjakftohtë të mashtrimit e të fshehur të krimit. Dhe kërkojmë nga organet e drejtësisë që ta marrin dënimin e merituar”, ka thënë Mustafë Rexhepi, xhaxhai i Bedriut. Avokati i familjes Rexhepi, Besnik Berisha thotë se viktima dhe familja e tij nuk i kanë pasur borxh askujt. “Bedriu, as familja nuk ka pasur asnjë të keqe të njohur me askënd e lëre më me vëllezërit e arrestuar si kriminel të dyshuar. Ne presim që gjykata ta dënojë jo vetëm shkaktarin e krimit por të dërgojë mesazh për këdo që mendon ose planifikon krime të tilla” ka thënë Berisha. Për vrasjen e Bedri Rexhepit, Prokuroria Themelore në Prishtinë ka ngritur aktakuzë ndaj Jeton dhe Nexhat Vllasaliut, të cilët gjenden në paraburgim.