Vajza që vdiq 13 herë NULL NULL 27.09.2015 13:24 27.09.2015 13:24 Rebecca Morris-Roberts, kishte më shumë arsye se të gjithë të tjerët që të ishte nervoze përpara ditës së saj të dasmës – ajo mund të vdiste. 28 vjeçarja vuan nga një gjendje e jashtëzakonshme dhe të rrallë fizike. Zemra e saj ndalon së rrahuri kurse frymëmarrja i ndërpritet, gjë që e bën që teknikisht ajo të duket e vdekur. Mirëpo, pas disa sekondash trupi i saj arrin që ta kthejë frymëmarrjen dhe të rikthehet në jetë. Ajo vuan nga reflekse anoksike – sëmundje kjo që e kanë vetëm 4 njerëz në Britaninë e Madhe – që kur ishte vetëm 4 vjeçare. “Sytë më rrotullohen, fytyra dhe buzët më bëhen ngjyrë gri dhe trupi më dridhet. Nuk mbaj mend më asgjë pasi të kem humbur ndjenjat”, ka thënë ajo. “Kjo gjendje e tillë është shumë e pazakontë dhe unë s’kam ide se çfarë e shkakton”. “Bëj diçka që as superheronjtë s’mund ta bëjnë. Rigjenerohem”, shprehet Rebecca. Kur ajo vendosi që të martohet me të dashurin e saj Elfyn Morris-Roberts në prill të vitit 2014, familja e saj frikësohej se mos ajo “vdes” drejt rrugës për në altar. Rebecca së cilës i pëlqejnë shumë aktivitetet në natyrë, ka thënë se dasma e saj kishte shkuar shumë mirë pa nevojë që të ftohen mjekët.