Vajza që shikonte çdo natë rreth 8 orë porno NULL NULL 24.09.2015 16:57 24.09.2015 16:57 Një vajzë e cila ishte e varur nga pornografia ka zbuluar ndikimin e tmerrshëm që kjo varësi ka pasur në jetën e saj. 29-vjeçarja Jessie Maegan krijoi varësi pasi partneri i saj i sugjeroi që të shikonin filma porno në dhomën e gjumit, por pasi ai e la, anglezja vazhdonte të shikonte porno e vetme për 8 orë, çdo natë. “Nuk po haja më siç duhej dhe nuk kisha më shoqe. Kulmi ishte kur më pushuan nga puna pasi më kishte zënë gjumi në tavolinën e punës, ngaqë nuk flija natën”, thotë Jessie, e cila tashmë e ka hequr fiksimin pas pornos. Mendohet se 72 milionë persona në të gjithë botën e përdorin internetin për të parë materiale pornografike dhe 30% e këtij numri janë femra, transmeton Top Channel.