Ushtroi dhunë ndaj bashkëshortes, arrestohet burri nga Prishtina NULL NULL 19.04.2026 08:42 19.04.2026 08:42 Një burrë është arrestuar në Prishtinë, pasi dyshohet se ka ushtruar dhunë fizike ndaj bashkëshortes së tij. Sipas Policisë së Kosovës rasti ka ndodhur mbrëmjen e së premtes, në banesën ku jetonte çifti. “Prishtinë / 17.04.2026 – 20:40. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, i cili dyshohet se për shkak se në banesën e tyre kishte ushtruar dhunë fizike ndaj bashkëshortes së tij, viktimës femër kosovare. I dyshuari pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.”, thuhet në raportin 24-orësh të Policisë së Kosovës. /Klankosova.tv