Urime ditëlindjen Ledri NULL NULL 10.07.2015 10:17 10.07.2015 10:17 Reperi Ledri Vula, i cili këto ditë vere po shijon sukseset këngës “Shumë pis”, që e realizoi në bashkëpunim me Era Istrefin, sot ka ditëlindjen. Përmes një fotografie kur ai ishte i vogël, Ledri ka treguar se sot feston ditëlindjen, transmeton Klan Kosova. Ai këtë vit mbush 28 vjet. Në vitin 2012, këngëtarja Dafina Zeqiri, ish e dashura e tij ia pati uruar ditëlindjen Ledrit në një koncert. Kurse, këtë vit nuk dihet se kush do të jetë vajza nga e cila këngëtari do të marrë një urim special.