UNRWA dërgon ujë të pastër në veri të Gazës, për herë të parë që nga fillimi i luftës NULL NULL 27.11.2023 16:28 27.11.2023 16:28 Agjencia e OKB-së për refugjatët palestinezë tha se autokolonat e saj të ndihmave dërguan ushqim, tenda, furnizime urgjente mjekësore dhe ujë të pastër në zonat në veri të enklavës bregdetare të rrethuar. “Dje, kolonat tona të ndihmës arritën në zona në veri të Rripit të Gazës”, shkroi UNRWA. “Kjo ishte dërgesa e parë e ujit të pastër që arriti tek njerëzit që strehoheshin në veri që nga fillimi i luftës”, shtoi ajo në X. Yesterday, our aid convoys reached areas in the north of 📍#GazaStrip @UN agencies & @PalestineRCS delivered ready-to-eat food, tents, water & urgent medical supplies. This was the first delivery of clean water that reached people sheltering in the north since the war began. pic.twitter.com/mTURaddjFH — UNRWA (@UNRWA) November 27, 2023