Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

UNRWA: 17 mijë fëmijë në Gaza kanë mbetur jetimë

NULL NULL
05.03.2024 23:09
Foto ilustruese nga Gaza.
Foto ilustruese nga Gaza.

Agjencia e OKB-së për refugjatët palestinezë, UNRWA ka thënë se rreth 17 mijë fëmijë në Gaza kanë mbetur jetimë.

Në njoftimin e kësaj agjencie në “X” thuhet 1 në 6 fëmijë është i kequshqyer, përcjell Klankosova.tv.

“Rreth 17,000 fëmijë në Gaza janë jetimë. 1 në 6 fëmijë nën 2 vjeç është i kequshqyer në veri. Foshnjat humbasin ngadalë nën vështrimin e botës. Fëmijë që vdesin nga bombat, aq më tepër tani vdesin nga pasojat e rrethimit. Këto vdekje të tmerrshme janë plotësisht të parandalueshme” thuhet tutje në njoftim.

lajme të ngjashme