U shkarkua nga puna e ëndërrave për shkak të tatuazheve NULL NULL 25.09.2015 22:00 25.09.2015 22:00 girl fired cos of tats Credit: Facebook/Claire Shepherd Një grua qëndroi vetëm 30 minuta në punën e saj të ëndërrave. Kjo sepse vetëm gjysmë ore pasi që u pranua në punë, atë e shkarkoi shefi i saj sepse nuk i pëlqenin tatuazhet. Clarie Shepherd, e kishte kaluar intervistën përmes telefonit, mirëpo kur u paraqit në punë shefit nuk i pëlqeu ajo që pa. Ajo përdori Facebook-un për të treguar se çfarë i ndodhi, dhe postimi i saj u shpërnda shumë herë. Por pasi që postimi i saj bëri xhiro, shefi i kompanisë vendosi që ta kthejë në punë. “Ata mi panë tatuazhet, dhe vendosën të më pushonin e sikurse ta kryeja intervistën ballë për ballë ata nuk do ma dhuronin punën”. “Ne të gjithë kemi individualitetin tonë, dhe lëkura nuk duhet të ketë ndikim në punësimin tonë”, u shpreh Shepherd. Por, ajo është e lumtur që me kompania e mësuan një leksion. Shepherd, shpreson që eksperienca e saj do e ndihmojë që të zbutet diskriminimi rreth personave me tatuazhe. “Për mendimin tim, tatuazhet nuk kanë ndikim në performancën ose aftësitë për të bërë një punë”.