U rrëzua duke ecur, vdes një person në Klinë NULL NULL 06.08.2025 08:40 06.08.2025 08:40 Një person ka vdekur të martën në Klinë. Derisa ishte duke ecur, u rrëzua dhe pësoi lëndime. Siç njofton policia, viktima u dërgua për tretman mjekësor në Spitalin Rajonal në Pejë, ndërsa mjekët kanë konstatuar se viktima është pa shenja jete. Me vendim të prokurorit, viktima është dërguar në IML për obduksion. Rasti është iniciuar si “Hetim i vdekjes”.