Twitter, me masa të tjera shtrënguese për terrorizmin NULL NULL 30.12.2015 21:05 30.12.2015 21:05 Twitter merr masa të reja shtrënguese mbi përmbajtjet e dhunshme, urrejtje apo thirrje për terrorizmin. Mikroblogu, për të cilin viti 2015 është viti i luftës kundër abuzimeve në platformën e saj, bën të ditur një tjetër përditësim të rregullave. Me këto rregulla të reja, Twitter do të pezullojë çdo llogari që nxit urrejtje. Përdoruesit e platformës nuk mund “të promovojnë dhunën kundër një personi apo ta sulmojë drejt për drejtë e të kërcënojë persona të tjerë në bazë të racës, etnisë, kombësisë, orientimit seksual, seksit, identitetit seksual, fesë, moshës, paaftësisë apo sëmundjes”. Mikroblogu specifikon edhe se “kërcënimi e dhunës” që mund të jenë subjekt i një bllokimi të përkohshëm, apo pezullim të një llogarie, do të përfshijnë edhe “intimidimin apo nxitjen e terrorizmit”. Përditësimi, shpreson Megan Cristina, drejtoresha për sigurinë në Twitter, thekson “se Twitter nuk do të tolerojë sjelljet që do të shqetësojnë, intimidojnë apo frikësojnë një person tjetër për të heshtur”.