Trysnia e pushtetit, KPM me udhëheqës të ri pa i skaduar mandati kryetarit aktual NULL NULL 17.01.2025 15:34 17.01.2025 15:34 Mbledhja e KPM-së, 17 janar, 2025 Në mënyrë tinëzare partia në pushtet iu vërsul Komisionit të Pavarur të Mediave. Gjithçka nisi mëngjesin e sotëm, kur anëtarja Luljeta Aliu, e afërt me Vetëvendosjen, ftoi anëtarët tjerë të KPM-së, në një mbledhje për ta ndryshuar tinëzisht rregulloren, që do t’i hapte rrugë zgjedhjes së kryetarit të ri, njofton Klankosova.tv. Ashtu edhe ndodhi! Pasi fillimisht u ndryshua rregullorja, u votua për kryesinë e re, ku me 4 vota, Besnik Berisha u bë kryetar i KPM-së. Por sipas kryetarit aktual, Jeton Mehmeti, kjo që ndodhi sot është në kundërshtim me Ligjin. Ende pa i skaduar mandati Mehmetit, anëtarët e afërt me pushtetin me nguti vendosën të zgjedhin kryetarin e ri. Ky veprim ngjalli reagime të mëdha nga Shoqëria Civile dhe opinioni mediatik në vend, pasi është i qartë qëllimi “pushtues” i pushtetit të Albin Kurtit. Ai që ligjërisht është ende kryetar i Komisionit të Pavarur të Mediave, kërkoi pauzë, për të qartësuar gjithçka nëse kjo që ndodhi sot mund të ketë legjitimitet.