Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Truri më seksi se gjoksi dhe këmbët e gjata

NULL NULL
27.05.2015 15:24
Të jesh atraktive për një mashkull nuk do të thotë të kesh një fizik të përsosur me këmbë të gjata bark të sheshtë apo gjoks të bukur. Studimet tregojnë se para së gjithash, ajo çka ata vlerësojnë ka të bëjë me inteligjencën.

Sipas një studimi të kryer në Universitetin Cambridge, inteligjenca i bën femrat më atraktive për meshkujt dhe i bën të mendojnë se ajo do të jetë një nënë e mirë dhe e përgjegjshme.

Meshkujt e vlerësojnë inteligjencën para gjokseve, këmbëve të gjata dhe tipareve të tjera fizike për të cilat supozohet se e bëjnë femrën më atraktive, thonë akademikët e Universitetit Gambridge në Angli, shkruan e përditshmja britanike The Independent, transmeton Klan Kosova.

“Gjëja kryesore që kërkojnë meshkujt te një femër është inteligjenca. Studimet e kanë treguar gjithmonë, se kjo është gjëja e parë që kërkojnë burrat”, ka thënë Biologu i evolucionit, David Bainbridge.

Ai ka shtuar se koeficienti i inteligjencës, përçon te burrat mëmësi të përgjegjshme. Sipas burrave,  një grua e mençur ka predispozita të bëhet nënë më e mirë dhe ky fakt i tërheq shumë burrat.

lajme të ngjashme