Suksesi i Dritës çon Kosovën më lart në UEFA (VIDEO) NULL NULL 29.07.2026 20:40 29.07.2026 20:40 Futbolli kosovar po vazhdon të ketë ngritje në listën e UEFA-s. Kjo për shkak të kalimit të skuadrës së Dritës që arriti në fazën e tretë kualifikuese të Ligës së Konferencës. Gjilanasit triumfuan 2-1 ndaj Florianës të martën në mbrëmje në kohën shtesë në stadiumin “Fadil Vokrri”, raporton Klan Kosova. Ishte Jorgo Pëllumbi dhe Arb Manaj që realizuan gola, pas dy asistimeve të Raddy Ovukas. Kështu, sipas përditësimit të fundit nga UEFA, Kosova renditet në pozitën e 34-të në Evropë me 13.031 pikë, duke kaluar Bosnje Hercegovinën, që është në vendin e 34-të në futbollin evropian. Ngritja e futbollit kosovar mund të vijojë, pasi ka edhe dy skuadra të tjera kosovare që janë në gara evropiane ende. Bëhet fjalë për skuadrën e Ballkanit që do të luajë me Bohemians në mbrëmjen e së enjtes në stadiumin “Fadil Vokrri”. Suharekasit kanë pësuar humbje në ndeshjen e parë me shifrat 2-1 dhe ende e kanë të hapur mundësinë për t’u kualifikuar. Ndërsa rezultat pozitiv nga takimi i parë ka skuadra e Malishevës që fitoi ndaj Hibernians. “Tornado” fitoi me rezultat të pastër 2-0 në takimin e parë para një jave në stadiumin “Fadil Vokrri”. Edhe kjo sfidë do të luhet të enjten në mbrëmje, me ekipin skocez që do të jetë në cilësinë e vendasit. Kështu që çdo fitore apo kualifikim sjell pikë të vlefshme për koeficientin. Ndërsa skuadra e vetme kosovare që është eliminuar nga garat evropiane është Dukagjini, e cila u mposht nga skuadra zvicerane Lugano. Progres ka edhe për Shqipërinë. Kategoria Superiore është ngjitur në vendin e 43-të, duke lënë pas Bjellorusinë. /Klankosova.tv