Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Dukagjini eliminohet nga Lugano, por merr vlerësime nga Ademi dhe Foda

NULL NULL
29.07.2026 20:39

Kreu i Federatës së Futbollit të Kosovës, Agim Ademi, së bashku me përzgjedhësin e Kombëtares së Kosovës, Franco Foda, dhe stafin teknik, kanë ndjekur nga afër ndeshjen mes Dukagjinit dhe Luganos, e zhvilluar në kuadër të raundit të dytë kualifikues të UEFA Conference League.

Edhe pse Dukagjini u eliminua nga gara evropiane, Ademi vlerësoi paraqitjen e skuadrës nga Klina, veçanërisht në ndeshjen e parë ndaj një kundërshtari të fortë si Lugano.

Sipas tij, në ndeshjen e dytë disa gabime dhe një autogol ndikuan në rezultatin përfundimtar, por kjo përvojë pritet t’i shërbejë ekipit për të ardhmen.

“Uroj që kjo përvojë të shërbejë për të ardhmen dhe Dukagjini të rikthehet më i fortë”, ka shkruar Ademi, duke përgëzuar klubin për angazhimin në garat evropiane.

lajme të ngjashme