Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Festivali RLIOF: Prishtina pushtohet nga muzika operistike (VIDEO)

NULL NULL
29.07.2026 20:34

Kryeqendra kosovare sonte do të jehojë nga zërat e sopranove dhe tenorëve me famë botërore.

Ata do të ngjiten në skenën e gala mbrëmjes të Festivalit Ndërkombëtar të Operës “Rame Lahaj” për të interpretuar disa prej kryeveprave të repertorit operistik.

Këtë ngjarje nga afër e ka përcjellur gazetarja e Klan Kosovës, Altiana Zogaj e cila tha se sonte është kulmi i këtij festivali, i cili siç u shpreh ajo, nisi si një ide që do të bëhej në Kosovë dhe Kosovën ta vendoste në hartën botërore të muzikës operistike, duke sjellur emrat më të spikatur të kësaj muzike.

Është një numër i madh i qytetarëve që kanë shprehur interesim të përcjellin atmosferën që do të krijohet këtu sonte, sepse kjo është një nga ngjarjet kulturore më të rëndësishme në vend.

lajme të ngjashme