Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Vdekja nga vinçi: Inspektorët s’e kontrolluan vendpunishten, sindikalistët privatë kërkojnë përgjegjësi (VIDEO)

NULL NULL
29.07.2026 20:21

Një 26-vjeçar nga Lipjani ka humbur jetën pas rrëzimit të një vinçi në një punishtе në Prishtinë, ndërsa një 18-vjeçar ka pësuar lëndime të rënda.

Viktima E.SH. vdiq të martën në QKUK, ndërsa i riu tjetër pas trajtimit emergjent u transferua në Mjekimin Intensiv. Sipas mjekëve, gjendja e tij është stabile, por ka lëndime në tri sisteme të organeve, raporton Klan Kosova.

Ende nuk dihet nëse vinçi ka qenë teknikisht i sigurt për punë. Komuna e Prishtinës ka bërë të ditur se përgjegjës për kontrollin e pajisjeve të tilla është Inspektorati Qendror i Punës.

Nga Inspektorati kanë pranuar se subjekti nuk ishte inspektuar më herët, me arsyetimin se punimet ishin në fazën fillestare të ndërtimit.

Sindikata e sektorit privat e ka kundërshtuar këtë, duke kërkuar përgjegjësi institucionale.

Sipas të dhënave, gjatë shtatë muajve të këtij viti në Kosovë kanë humbur jetën 16 punëtorë në vendet e punës.

Kronika më poshtë sjell detaje:

lajme të ngjashme