Trumpi fitoi miliona në bizneset e tij sa ishte president – kontribuoi edhe Kosova NULL NULL 05.01.2024 09:40 05.01.2024 09:40 FILE - In this Sept. 4, 2020, file photo President Donald Trump listens during a signing ceremony with Serbian President Aleksandar Vucic and Kosovar Prime Minister Avdullah Hoti, in the Oval Office of the White House in Washington. The battle for control of Congress this fall is solidifying into a race about Trump. (AP Photo/Evan Vucci, File) Një raport, i lëshuar nga Demokratët Mbikëqyrës të Dhomës së Përfaqësuesve, i titulluar “Shtëpia e Bardhë në Shitje”, liston se si vende si Kina dhe Arabia Saudite shpenzuan bujarisht – të paktën 7.8 milionë dollarë – në pronat e ndryshme të Donald Trumpit ndërsa ai ishte në detyrë. Në listën e vendeve që kanë shpenzuar nëpër pronat e Trumpit, përpos vendeve të pasura, figurojnë edhe vende të vogla e të varfra si Kosova, raporton Klankosova.tv. Sipas të dhënave që i kanë publikuar Demokratët, del se qeveria e Kosovës në vitin 2018 kishte kontribuuar me rreth 5 mijë dollarë për pak ditë qëndrimi në hotelin “Trump International Hotel”. Nga data 25 deri më 28 korrik e vitit 2018, në hotelin në pronësi të Donald Trumpit kishin qëndruar qeveritarë, të cilët në total kishin shpenzuar 4,950 dollarë. Raporti thotë se postimet në rrjetet sociale tregojnë se zyrtarë të tjerë kosovarë e vizituan përsëri hotelin më vonë gjatë administratës Trump, por ish-firma e kontalibitetit e Trumpit, “Mazars” nuk i paraqiti Komitetit asnjë dokument në lidhje me atë vizitë. Kosova, gjatë mandatit të administratës Trump, nënshkroi një marrëveshje bashkëpunimi ekonomik me Serbinë në një ngjarje në Shtëpinë e Bardhë, në të cilën kryesoi presidenti i atëhershëm Trump. Veç Kosovës, në “Trump International Hotel” kishin qëndruar edhe zyrtarë qeveritarë të Shqipërisë, të cilët në periudhën 2017-2020 shpenzuan 6,002 dollarë për akomodim. Këto janë të gjitha vendet që i kontribuuan bizneseve të Trumpit në kohën sa ky ishte president i ShBA-së: India: 282,764 dollarë Malajzia: 248,962 dollarë Afganistani: 154,750 dollarë Filipinet: 74,810 dollarë Emiratet e Bashkuara Arabe: 65,225 dollarë Republika Demokratike e Kongos: 25,171 dollarë Kazakistani: 23,772 dollarë Tajlanda: 11,340 dollarë Republika e vetëshpallur e Qipros turke: 8,800 dollarë Mongolia: 8,486 dollarë Libani: 7,720 dollarë Shqipëria: 6,002 dollarë Kosova: 4,950 dollarë Letonia: 2,739 dollarë Turqia: 1,894 dollarë Hungaria: 1,011 dollarë Qipro: 590 dollarë