Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Trump thotë se varet nga Izraeli nëse do ta pushtojë Gazën

NULL NULL
06.08.2025 10:05

Pas raportimeve se kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu po mendonte për pushtimin e plotë të Gazës, presidenti amerikan, Donald Trump u pyet se çfarë qëndrimi kishte, por ai refuzoi të jepte një përgjigje.

I pyetur nëse do të mbështeste një “pushtim të plotë” të Gazës, Trump tha: “Ne jemi atje tani duke u përpjekur t’u sigurojmë njerëzve ushqim”.

Ndërkaq, për pjesën tjetër ai u shpreh se varet nga Izraeli, raporton Sky Neës, transmeton Klankosova.tv.

“Sa i përket pjesës tjetër, nuk mund ta them me siguri. Kjo do të varet kryesisht nga Izraeli”, është shprehur tutje ai.

lajme të ngjashme