Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Microsoft largon afro 5 mijë punonjës, mbi 1 mijë e 600 vende pune shkurtohen në ‘Xbox’

NULL NULL
06.07.2026 19:18

Microsoft ka njoftuar largimin e 4 mijë e 800 punonjësve, ose rreth 2.1 për qind të fuqisë së saj punëtore, ndërsa divizioni i lojërave Xbox do të preket më së shumti nga vala e re e shkurtimeve.

Sipas një memorandumi të dërguar stafit nga zëvendëspresidentja ekzekutive e Microsoft, Amy Coleman, kompania duhet të përqendrohet në fushat që ofrojnë më shumë vlerë për klientët, në një industri që, sipas saj, po ndryshon me ritme të shpejta.

Më shumë se 1,600 vende pune në Xbox do të shkurtohen menjëherë. Ndërkohë, drejtoresha ekzekutive e Xbox, Asha Sharma, u tha punonjësve se kompania po nis “ristrukturimin më të madh në historinë e Xbox”.

Ajo bëri të ditur se edhe 1,600 vende të tjera pune do të eliminohen gjatë vitit të ardhshëm. Si pjesë e riorganizimit, katër studio të zhvillimit të videolojërave – Compulsion Games, Double Fine Productions, Ninja Theory dhe Undead Labs – do të ndahen nga struktura aktuale e Xbox, transmeton Klankosova.tv.

“Ky ndryshim ka të bëjë me një të ardhme më të madhe për Xbox, jo më të vogël”, tha Sharma, duke shtuar se kompania synon të përshtatet me transformimet e industrisë.

Nga ana tjetër, Coleman theksoi se vendet e punës nuk do të zëvendësohen drejtpërdrejt nga inteligjenca artificiale, por pranoi se teknologjia po ndryshon mënyrën se si kryhet puna.

Njoftimi vjen në një periudhë të vështirë për industrinë e videolojërave, e cila në vitet e fundit është përballur me mijëra largime nga puna. Gjatë vitit 2024, Xbox shkurtoi mbi 2,000 vende pune dhe mbylli katër studio pas blerjes së kompanisë Activision Blizzard.

Vetëm pak më shumë se një vit më vonë, Microsoft ka njoftuar një tjetër valë të madhe shkurtimesh, ndërsa vazhdon të investojë miliarda dollarë në zhvillimin e inteligjencës artificiale.

lajme të ngjashme