“Nuk mund të jesh edhe me UÇK-në edhe me Albinin” – Behrami për votuesit e Kurtit (VIDEO) NULL NULL 06.07.2026 19:01 06.07.2026 19:01 Deputeti i zgjedhur i PDK-së, Artan Behrami, ka kritikuar një pjesë të votuesve të kryeministrit Albin Kurti, duke thënë se sipas tij nuk është e mundur të mbështeten njëkohësisht qëndrime politike që lidhen me UÇK-në dhe me Kurtin. Në emisionin “DPT te Fidani”, Behrami u shpreh se, siç tha ai, disa votues “nuk mund të jenë edhe me UÇK-në, edhe me Albin Kurtin, edhe me Ibrahim Rugovën”. “Çuditem shumë me një pjesë të votuesve të Albin Kurtit, sepse nuk mundesh me qenë edhe me UÇK-në, edhe me Albinin, edhe me Ibrahim Rugovën edhe me Albinin. Nuk e di a po e din? Nuk funksionon bashkë. Dhe kjo është dëshmi e saj. Ju kujtohet mbas luftës se si është përqeshur PDK-ja për afërsinë e saj me Turqinë. Po sot Albin Kurti 24 orë është i lidhur me Turqinë, që është në rregull. Por kjo fotografi çfarë tregon? Ky nuk ka lidhje me shtetin e Greqisë, sepse unë mendoj që do të ishte pozitive sikur kjo foto do të bëhej me ministrin e Punëve të Jashtme të Greqisë. Po ne e kishim siguruar, unë njohim me kryeministrin e Greqisë, me ministrin e financave, me ministrin e bujqësisë me ardhë në Kosovë me investu. Do të thotë ky ka shkuar aty në një forum ideologjik i cili është shumë i dyshimtë”, tha mes tjerash Behrami në Klan Kosova. Ndiqni deklarimin e plotë: